
Laci - Vllaznia
Laçi dhe Vllaznia e kanë mbyllur me barazim 1-1 miqësoren mes tyre. Takimi u luajt pasditen e sotme në stadiumin e Laçit dhe pa nga një gol për secilën pjesë.
45 minutat e para i mbylli në avantazh klubi mik i Vllaznisë. Autor i golit ishte pikërisht Ardit Deliu.
Laçi reagoi gjatë pjesës së dytë. Ishte William Cordeiro Melo që barazoi shifrat e takimit, ndërsa asgjë nuk ndryshoi më pas.
Ky takim është në prag të fillimit të Superiores. Kujtojmë se java e parë luhet më 18 dhe 19 gusht.
Poll