Ultras Guerrils
Dita e sotme është festë në kampin e kuq. Kjo për shkak se tifogrupi mbështetës i Partizanit, “Ultras Guerrils” feston 16-vjetorin, me plot histori, përkrahje dhe transferta të pafundme.
Sigurisht që nuk mund të mungonte as urimi nga klubi i kuq, të cilët e kanë përcjellë mesazhin e bukur në rrjetet sociale.
“16 vite, pasion, krenari, mbësthetje pa kufi. Gëzuar Ultras Guerrils”, shkruan klubi i Partizanit në faqen zyrtare. Ndërkohë që krah urimit ka vendosur edhe disa foto të paraqitjeve më të spikatura nga UG.
Poll
