Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

12 vite pa fitore ndaj Tiranës në transfertë, Flamurtari luan “all-in”

Shkruar nga NEWSPORT
12 vite pa fitore ndaj Tiranës në transfertë, Flamurtari luan
Tirana - Flamurtari

2 nëntor 2013, rasti i fundit që Flamurtari ka fituar në transfertë ndaj Tiranës, Superiore. Kanë kaluar gati 12 vite që nga ai triumf (2-0), çka do të thotë se duelet me Tiranën në kryeqytet nuk kanë qenë aspak të lehta.

Por ndeshja e datës 13 shtator ka një rëndësi të veçantë. Si bardhebluet, ashtu edhe vlonjatët nuk e njohin fitoren pas 2 javësh kampionatë në edicionin 2025-2026.

Kjo do të thotë se ekipet do japin gjithçka në fushë për të marrë 3 pikët e para. Për trajnerin e Flamurtarit, Carlos Gracia takimi në fjalë mund të jetë i fundit, nëse nuk merr rezultatin e pritur nga brodi, pas nisjes zhgënjyese.        

Poll

Lexo gjithashtu