Dita e sotme është shumë e veçantë për skuadrën e Partizanit. Kjo pasi presidenti i klubit feston ditëlindjen.
Gaz Demi feston ditën e sotme 63 – vjetorin e tij të lindjen dhe në këtë ditë speciale urimet janë të shumta. Klubi i kuq nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale i uron gëzuar ditëlindjen dhe sa më shumë suksese në krye të “demave”.
Një ditë e shënuar kjo për kryeqytetasit, të cilët siç dihet ditën e sotme do të luajnë në “Arenën e Demave” ndaj Burrelit, duel i vlefshëm për fazën e 1/8-ave të Kupës së Shqipërisë. Padiskutim që “dhurata” më e mirë për kreun e të kuqve do të ishte fitorja ndaj matjanëve.
“Presidenti Gazment Demi, sot feston ditëlindjen!
FK Partizani dhe gjithë familja e kuqe i uron kreut të 17-herë kampionëve të Shqipërisë edhe 100 vite të lumtura në jetë dhe Familje. Sa më shumë suksese në krye të FK Partizani”, shkruhet në postim.
View this post on Instagram
