Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë me dije se Emanuela Rusta dhe 3 ndihmëset e saj do të jenë protagoniste në Champions League. Më saktësisht në sfidën mes Sportingut të Lisbonës dhe Real Madrid në kategorinë e femrave.
Kjo sfidë i është besuar Rustës dhe ndihmëse të saj do të jenë Erinda Kume, Mirjeta Salla dhe Eglangina Pjetrushaj. Kjo nuk është hera e parë që UEFA i ka besuar gjyqtareve shqiptare një ndeshje të rëndësisë së tillë pasi kohë më parë pikërisht Rusta kishte ndarë drejtësinë në ndeshjen e femrave mes Benficës dhe Barcelonës
“Një katërshe arbitresh nga Shqipëria do të gjykojnë Sporting CP-Real Madrid, e vlefshme për turin e dytë të kualifikueseve të UEFA Ëomen’s Champions League.
Emanuela Rusta do të jetë arbitre kryesore, ndërsa Erinda Kume dhe Mirjeta Salla arbitre anësore. Eglantina Pjetrushaj është përzgjedhur arbitre e katërt në këtë sfidë”, thuhet në postimin e FSHF-së.