
Tirana udhëton në Kamëz për të sfiduar Kastriotin në ndeshjen e javës së 22-të të Abissnet Superiore. Një sfidë që kampionët e shikojnë si “gjahun” e preferuar për të siguruar 3 pikët.
Kjo edhe për vetë faktin që përballet vendi i parë me të fundit, por edhe për shkak se krutanët nuk po kalojnë një moment të mirë në kampionët prej disa javësh.
Por jo vetëm kaq, pasi dy përballjet e para të këtij sezoni kanë shkuar në favorin e bardhebluve. Një fitore dhe një barazim, 4 pikë për kryeqytetasit që ditën e dielë në orën 13:00 do të synojnë 3 pikët e radhës.
Poll