
Mbrëmja e sotme do të jetë spektakolare, teksa duele mjaft të luftuara do të luhen mes ekipeve “big”. Në Itali të gjithë do të “paralizohen” pasi në orën 18:00 në fushë do të zbresin Roma dhe Inter. Dy kipet do të sfidohen në “Olimpico” dhe kjo sfidë është e vlefshme për javën e 24-të. Verdhekutë e Daniele De Rossit dhe zikaltërit e Simone Inzaghit janë ekipet e momentit në Serie A dhe dueli mes tyre do të jetë një provë e vërtetë për vazhdimësinë në kampionat. Interi kryeson me 57 pikë, ndërsa Roma ndodhet në vendin e 5-të me 38 pikë.
Në Gjermani dy ekipet e kreut do të duelojnë mes tyre pë 3 pikët e javës së 21-të. Bayern Leverkusen vjen si kryesuese përballë Bayern Munich, me sfidën që do të luhet në “BayArena” në orën 18:30. Vetëm 2 pikë është diferenca mes dy skuadrave gjermane, ku dueli mes tyre do të vendosë edhe për liderin e Bundesligës.
Në po të njëjtën orë do të luhet edhe në La Liga. Real Madrid do të presë në “Santiago Bernabeu” ekipin e Gironas. Ashtu si në Bundesligë edhe në La LIga në lojë do të jetë kreu i klasifikimit. “Los Blancos” vijnë si kryesues, teksa udhëheqin me 2 pikë më shumë se Girona, teksa ndeshja premton te jetë shumë e luftuar.