Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

“VAR-i pi kapuçino apo ha bukë?”, shpërthen trajneri i Kukësit: Arbitri e pranoi pas ndeshjes që s’na dha penallti, do të bëhem picajol...

Shkruar nga NEWSPORT
“VAR-i pi kapuçino apo ha bukë?”, shpërthen

Kukësi u mposht për herë të 3-të rresht në kampionat, teksa ditën e sotme goli i Hakajt do t’i jepte fitoren skuadrës së Vllaznisë në “Kukës Arena”.

Një humbje që dhemb te verilindorët të cilët kanë grumbulluar vetëm 11-pikë dhe ndodhen në vendin e 9-të në tabelën e klasifikimit.

Pas kësaj disfate, trajneri Enkeleid Dobi deklaron për “Oversport”:

Pakënaqësi për gjykimin për rastin e Dacit në zonë? Se kam në natyrën time, në edukatën time të merrëm me arbitrat. Erdhi vetë gjyqtari që më tha ke të drejtë ishte penallti. Nuk është në natyrën time të merrëm me gjykimin por nuk e kuptoj pse është VAR. Është gjynah për ato lojtarë dhe për punën që bëhet nga shumë persona dhe të mohohet një penallti. Në ndeshjet e tjera nuk gjeta justifikime. Detajet ndryshojnë ndeshjen, por kjo ishte e pafalshme. Ke dyshime shiko VAR, por un nuk po bëj viktimëm, është hera e tretë radhas. Krijon një strategji tjetër një episode tjetër. Mund ta komentoni si të doni. Kush ka qenë në VAR ndonjë picajol? Si nuk jepet penallti, topin e ka lojtari ai i ndërhyn direkt është penallti e pastër.

Kukësi i paqartë? Po mund të keni të drejtë për lojën e skuadrës se ishim pak të paqartë, por krijuar 3 raste goli dhe nëse nuk shënon vjen ky rezultat. Ishim pak të paqartë. Mënyra se si erdhi loja,  por paqartësia vjen edhe me vetëbesimin. Këto janë detaje të vogla si penalltia që ndryshojnë rrjedhën e lojës. Detajet na kanë panalizuar. Jemi të rënduar nga ana psikologjike. Jo mo vlla ktheu te penalltia, si do lejosh lojën të vazhdojë. Është e pakuptueshme të vijë arbitri dhe të më thotë ke të drejtë dhe penalltia mund të ndryshonte shumë gjëra pasi rezultati ishte 0-0. Edhe në ndeshjet që kemi fituar kemi pakënaqësi për arbitrin. Po na hajnë hakun, hakun e atyre cunave dhe gjithë skuadrës”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga