
Mbrëmjen e djeshme është luajtur "Derbi Della Madonnina" mes Milanit dhe Interit, ku kuqezinjtë ia kanë dalë në kalojnë fazën tjetër në Kupën e Italisë.
U desh të luheshin 120' minuta për të përcaktuar fituesin e kësaj sfide, por edhe pse Milani siguroi kualifikimit, polemikat nuk kanë të sosur një ditë pas ndeshjes. Të gjithë tifozët ziklatër kanë qenë kundër rezultatit pasi ndeshja nuk u luajt drejt sipas tyre, kjo për shkak të videos që është publikuar ditën e sotme ku shihet kapiteni i Milanit, Leonardo Bonuçi i cili ka prekur topin me dorë, por "VAR"-ri në këtë rast nuk ka funksjonuar.
Në videon e mëposhtëshme shihet qartë se prekja e topit nga na e Bonuçi ka qenë e pastër, por gjyqtari i takimit nuk ka dhënë asgjë, duke lënë lojën të vazhdojë. Edhe pse Milani tashmë ia ka dalë, referuar rezultatit, në kampin zikaltër ka polemika për mungesë të funksjonimit të "VAR"-it në rastin konkret.