
Luiz Nani është transferuar te ekipi spanjoll i Valencias nga skuadra turke e Fenerbahçes. Vetë klubi spanjoll ka bërë me dije që ka nënshkruar me sulmuesin e njohur të Portugalisë. Mësohet se është paguar një klauzolë për transferimin e lojtarit që është plot prej 8.5 milionë eurosh.
“Valencia ka arritur marrëveshje me përfaqësuesin portugez Luis Nani, me të cilin ka nënshkruar kontratë tre-vjeçare”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit.
Nani shihej si një pasardhës i Ronaldos, mirëpo karriera e tij kishte shumë ulje e ngritje duke mos arritur të ishte asnjëherë në majat më të larta.
[gallery columns="1" size="full" ids="13095"]
Poll