Foto ilustruese: Ernest Muçi, Armando Broja, Jasir Asani
Vetëm pak çaste më parë, avioni i Kombëtares shqiptare ka ateruar në aeroportin e Varshavës. Djemtë kuqezi kanë prekur tokën polake dhe janë gati për ndeshjen e nesërme.
Mirëpo, në dalje të aeroportit, tre futbollistë të Shqipërisë janë surprizuar. Ernest Muçi, Armando Broja dhe Jasir Asanë, janë detyruar të ndalen, për shkak të tifozëve.
Këta të fundit kanë kërkuar autografë nga Muçi e Broja, ndërsa me Asanin kanë përfituar nga rasti për të shkrepur një foto. Vlen të përmendet se në stadium mbrëmjen e 26 marsit do të ketë shumë shqiptarë.
Kjo, marrë shkas edhe nga dalja “sold out” zyrtarisht e sektorit mik në stadiumit ku do të luhet ndeshja Poloni – Shqipëri.
Ernest Muçi duke i dhënë autograf tifozit
Armando Broja duke i dhënë autograf tifozit
Jasir Asani duke bërë foto me tifozin
Galeria fotografike ()
Poll

