Granada e Myrto Uzunit do të zbresë në fushën e blertë sonte në mbrëmje. Ekipi ku aktivizohet shqiptari do të luaj ndeshjet e parë të këtij sezoni përballë një ekipi të madh si Atletico Madrid.
Një rast i artë për Uzunin që të tregojë vlerat e tij në elitën e futbollit spanjoll përballë një ekipi siç është ai i Diego Simeones.
Kujtojmë që bomberi shqiptar ka qenë një pikë kyçe për ekipin e Granadas sezonin e shkuar dhe një faktor kryesor që ekipi të rikthehej në La Liga. Sulmuesi i Kombëtares shënoi plot 23 gola në kampionat duke bërë jehonë në mediat spanjolle.