
Tirana ia doli të fitonte titullin kampion në Kategorinë Superiore, pas një sezoni fantastik. Erjon Braçe ka uruar bardheblutë për triumfin, me anë të një postimi në rrejtet sociale. Zëvëndëskyreministri pohon se merita është veçanarërisht e dy personave: Refik Halili dhe Idi Batha. Ai e cilëson Presidentin Halili si njeriun shembullin që nuk dorëzohet, por sakrifikon shumë.
Braçe nuk mund të linte pa përmendur kontributin e jashëtzakonshëm të Bathës. 28 vjeçari ka qënë ''shtylla'' e ekipit dhe ai që mori ''për dore'' ekipin drejt suksesit.
Postimi:
Miremengjes! Dua te uroj dy kampione per arritjet dhe dua ta bej publikisht
I pari eshte Refik Halili; Nje njeri qe nuk dorezohet, sakrifikon dite pas dite e nuk dorezohet, ve zemren ne pune e gare, qeteson, motivon dhe ja del. Arritja e djeshme eshte fryt i kembenguljes se tij te gjate 11 vite; U sha, u sulmua, i degjoi, sakrifikoi, vuajti, duroi, nuk u dorezua!I dyti eshte Idi Batha; Kolona e forte, e pandalur, ne mesin ekuiliber pa te cilin nje trup shkermoqet dhe, nese su shkermoq merita eshte vec e tij; Beni analiza sa te doni, veconi golin e atij dhe atij, nese ishit tek gremina dhe nuk rate, Idi Batha ju terhoqi me fuqine e tij; Njihjani meriten se su ben dem!Tani dy fjale plus; E para, gjithe ju qe na hapni barkun nga mengjesi ne mengjes me parti atehere e sot, me ushtri dje e sot, me ministra dje e president sot, me Vkm dje e Dekret sot, shshshshshtttttt, shihni foton e trete dhe heshtni;
Nuk eshte montazh, ai qe zhgaravitet aty ne bar ne foto eshte juaji, me dekret e sistem ne dore.E dyta, kam ndjekur sa kam patur mundesi kete historine e fiksimit te rezultatit te ndeshjes Ballshi-Tirana, perfshire ne nje xhiro te shemtuar por jo te vogel bastesh;Kam pritur hetim por ne fakt nga dy perfaqesues te SISTEMIT, u kthye ne gjobe ndaj Refik Halilit!Gje me te shemtuar nuk ka, hem si bast e hem si gjobe!Ajo ndeshje meriton hetim serioz, jo farse me breke te shkurtra sic eshte, hetimi duhet te jete i plote e nese ndeshja ka qene e nderlidhur me baste ne kete vend te ndaluara, hetimi duhet te jete penal per pergjegjesit, jo gjobe ndaj drejtuesit; Tirana duhet te refuzoje gjoben e Sistemit me te poshter ne vend-ai qe zhgaravit edhe nje president ne bar dhe te pranoje ndershmerisht nje hetim te drejte, te plote e profesional!Ne fund, jeta vazhdon, sezoni i ri tjeter muzike!