
Tammy Abraham mund të rikthehet sërisht të jetë protagonist në Premier League. Sulmuesi anglez është në orbintën e Manchester United dhe Arsenal dhe duket se destinacionin i tij i radhës është rikthimi në kampionatin anglez.
Të dy skuadrat angleze kërkojnë të mbulojnë boshllëqet që kanë në repartin e sulmit. “Topçinjtë” kërkojnë një lojtarë që të zëvendësojnë Gabriel Jesus, me këtë të fundit që u dëntua në Kupën e Botës dhe pritet të mungojë gjatë. Ndërkohë djajtë kanë një vend vakand pas largimit të Cristiano Ronaldos.
Këtë sezon Abraham ka shënuar vetëm 4 gola në 21 ndeshjet që ka luajtur, ndërsa kujtojmë se sulmuesi ka dhe tre vite e gjysmë kontratë me Romën e Jose Mourinhos, por Arsenal e United duan të sigurojnë shërbimet e tij, megjithatë duket e vështirë që verdhekuqtë ta lëshojnë lehtë lojtarin.