Edgar Çani është kthyer në telenovelë te Partizani. Mbërritja e ishit të Kombëtares me shumë bujë te të kuqtë dhe rroga e majme prej 20 mijë eurosh në muaj rezultoi thjesht një deshtim, të paktën deri tani.
Gati një muaj më parë, ishte Luçiano Moxhi, i cili i vendosi një ultimatum sulmuesit, duke i dhënë 10 ditë afat, koha e përcaktuar nga "Big Luçiano" mbaroi dhe asnjë vendim nuk u mor. Së fundmi, mësohet se Partizani ka vendosur një ultimatum të ri për Çanin. Duhet të luajë në të gjitha ndeshjet që kalendari rezervon deri në fund të vitit, në të kundërt, "divorci" mes palëve është i pashmangshëm.
Tri ndeshje të mbetura në kampionat dhe ndeshja në Pogradec për Kupë janë vendimtare për fatin e sulmuesit, në të kundërt klubi do bëjë rishikimin e kontratës, e cila përkthehet në prishje të marrëveshjes mes palëve.