Ankara Keçiorengucu ka luajtur sot kundër Aksaray Bld, ndeshje e vlefshme për Kupën e Turqisë. Skuadra e njohur turke ka triumfuar me rezultatin 4-1 në një sfidë të dominuar. Veç Melih Inan që ka shënuar golin e tretë, të gjithë të tjerët kanë qenë më parë pjesë e kampionatit shqiptar.
Goli i parë i takimit u realizua nga Uerdi Mara. Ish-mesfushori i Skënderbeut nuk fal para portës mike duke i dhënë avantazhin të tijve me anë të një 11-metërshi. Më tej është tjetër lojtar që ka provuar shijen e Superiore, Patrick Eze që realizon golin e tretë.
Në fundin e takimit, Bekim Balaj bekon dhe vulos rezultatin në 4-1. Një paraqitje e mirë e futbollistëve shqiptarë që vijojnë të spikasin në Turqi, konkretisht sot në fazën paraeleminatore të Kupës.
Ndeshja e Kupës së Turqisë
Keçiorengucu 4 – 1 Aksaray Bld
⚽ 4' Uerdi Mara
⚽ 66' Patrick Friday Eze
⚽ 67' Melih İnan
⚽ 90+3' Bekim Balaj