Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Uellsi i Bale-s triumfon ndaj Sllovakisë

Shkruar nga NEWSPORT

Uells - Sllovaki 2-1

Shënues: Bale 11', Kanu 81'/ Duda 61'

Uells: Ward, Gunter, N. Taylor, Davies, Chester, A. Williams, Allen, Ramsey, Bale, Edwards, J. Williams. Trajner: Warren Gatland

Skema:4-5-1

Sllovaki: Kozáčik, Pekarík, Škrtel , Ďurica, Weiss, Hrošovský, Hamšík, Švento, Kucka, Mak, Ďuriš. Trajner: Ján Kozák

Skema: 4-5-1

Gjyqtarë: S.Oddvar, K.T.Haglund, F.Andas (Norvegji)

Kartonë të verdhë: Hrošovský 30’, Mak 78’, Vaiss 80’, Kucka 83’, Skrtl 90+1’

Stadiumi: "Stade de Bordeaux"

[caption id="attachment_1994" align="alignright" width="300"]bale gol Gjuajtja nga larg e Gareth Bale që përfundoi në rrjetë, 1-0 për Uellsin[/caption]

Pjesa e parë - Topin e parë nga qendra e shkelmojnë sllovakët. Loja nis vrullshëm nga sllovakët, ku Mark Hamsik është pranë golit që në minutën e 3, por mbrojtësi me numër 4 Davles ia mohon atë parë pranë vijës së portës. Menjëherë pas këtij rasti uellsianët zgjohen duke marrë në dorë frenat e lojës. Por në minutën e 8’ J.Ëilliams humbet një rast pa shumë pretendime pas krosit të ardhur nga mbrojtja sllovake. Uellsi kundërpërgjigjet me Gareth Bale në minutën e 10’ duke shënuar një gol mjaft të bukur me goditje dënimi nga një distancë të madhe. Përfaqsuesja uellsiane merr zemër dhe ushtron presion në mbrojtjen sllovake, por loja fillon të përqëndrohet në mesfushë. Në minutën e 20’ Vaiss provon me një gjuatje nga distanca, por pa mundur të shënjestrojë portën. Sllovakia ka një mundësi në minutën e 22’ me goditje dënimi, por topi është shumë larg kuadratit. Loja vazhdon të luhet në mesfushë me Sllovakinë që qarkullon më shumë topin. Në minutën e 28’ ka një ndërhyrje të ashpër në dëm të Hamsik, por cuditërisht loja cilësohet e rregullt sipas gjyqtarit. Në sy bie Gareth Bale, që cdo top që prek vë në alarm mbrojtjen sllovake.

[caption id="attachment_2018" align="alignleft" width="300"]607132679_SF_1627_693C3ED3AD201B3D43EBA161CE716AC4_3216 Ramsey në dyluftim me Durica[/caption]

Uellsianët pretendojnë për 11-metërsh pas ndërhyrjes së gabuar së Skrtel, por sipas gjyqtarit duhet të vazhdojë loja. Loja vazhdon të luhet më shumë në gjysmë fushën sllovake, ku uellsianët kërkojnë dyfishimin e rezultatit. Përfaqsuesja sllovake ndihet e pafuqishme për të barazuar rezultatin. Drejt fundit të pjesës së parë skuadra e Bale-s tërhiqet në gjysmëfushën e saj, për të shkuar në pushimin e ndeshjes në avantazh duke mos i lënë hapësira në mbrojtje. Arbitri i katërt akordon 1 minut shtesë që mbyllet me një gjuajtje të uellsianit Bale.

Pjesa e dytë- Fraksioni i dytë i lojës nis pa ndryshime për kampet respektive. Uellsi duket më kërkues, por me aksione që nuk konkretizohen. Dalëngadal loja transferohet në mesfushë ku skuadrat janë të paqarta në veprimet e tyre. Loja vijon e qetë, ku më së shumti lojtarët mundohen të depërtojnë nga krahët. Në minutën e 54’ Sllovakia rrezikon me një gjuatje në brendësi të zonës, po pamundur të gjejë rrjetën me anë të Mak. Do të vinte minuta e 57’ ku i përhershmi Bale është pranë golit të dytë, që godet me kokë një top të ardhur nga e majta, por gardiani Kozacik është në pozicion. Zëvendësimi i parë vjen për kampin sllovak në minutën e 60’, ku hedh në fushë Duda, në vend të Hrosovsky. Do t’i duhej një minutë në fushë dhe vjen barazimi për Sllovakinë nëpërmjet Duda-s. Minuta 61’ Uells-Sllovaki,1-1. Sllovakia kërkon golin e avantazhit,ku në minutën e 65’ Kucka ka një rast me kokë, por topi devijohet në goditje këndi nga portieri Uellsian.  Uellsi freskon sulmin duke hedhur në fushë Kanu, në  vend të Ëilliams në minutën e 71’. Pikërisht dy minuta më vonë skudra Uellsiane është pranë golit të avantazhit me Ramsey-n që e dërgon topin me kokën pak sipër traut të portës. Ndeshja vazhdon në barazim pa gola, megjithëse skudra Uellsiane kërkon ta fitojë takimin. Do të vinte minuta 81’ ku në një aksion pa shumë pretendime Uellsianët kalojnë në avantazh me Hal-Robson Kanu, që u fut si zëvendësues në minutën e 71’. Sllovakët mundohen të kundërpërgjigjen, por pa arritur të konkretizojnë aksionet. Uellsi siguron fitoren e parë në grup në këtë Euro 2016.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga