Me përfundimin e ndeshjeve çerekfinale UEFA ka publikuar edhe formacionin më të mirë të katër ndeshjeve të zhvilluara. E kryesojnë listën francezët me katër futbollistë në këtë formacion, ndërsa pason gjermania me tre. Edhe pse u eleminua, Belgjika ka në listë dy futbollistë, ndërsa Portugalia përfaqësohet me Ronaldon dhe Uellsi me Gareth Bale.
[caption id="attachment_12771" align="alignleft" width="498"] Payet, Bale, Dre Bryne kryesojnë listën[/caption]
Lojtari më i mirë është Dimitri Payet, i cili ka dhënë një ndihmë të madhe Francës me tre gola dhe dy asiste. Në vendin e dytë ndodhet uellsiani, i cili ka realizuar tre herë dhe është bërë udhëheqës në skuadrën e tij për të bërë këtë arritje historike.
Vendin e tretë e mban Kevin De Bryne i Belgjikës, i cili edhe pse u eleminua nga Uellsi në çerekfinale, ai është futur në këtë listë për vlerat e treguar në pesë takime. Cristiano Ronaldo mban vendin e fundit për faktin se nuk ka dhënë atë që pritej për skuadrën e tij në këto ndeshje. Portugalia ka kaluar në gjysmëfinale me pesë barazime.
[caption id="attachment_12772" align="aligncenter" width="944"] Tetë lojtarët e mbetur të 11-shes më të mirë[/caption]