Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

PLANI/ “Giro d’Italia” dhe sot në Tiranë, ja rrugët që do të bllokohen nga mëngjesi deri në orën 18:00

Shkruar nga NEWSPORT
PLANI/ “Giro d’Italia” dhe sot në Tiranë, ja
Ciklistet e "Giro d'Italia 2025"

Kryeqyteti i Shqipërisë do të jetë edhe sot mikpritës i aktivitetit të njohur “Giro d’Italia 2025”, një garë me biçikleta e cila ka nisur mesditën e djeshme, datë 9 Maj, do të vazhdojë dhe nesër, më 11 Maj në qytetin bregdetar të Vlorës.

Në kuadër të zhvillimit të etapës së dytë të garës ndërkombëtare “Giro d’Italia 2025”, e cila do të vijojë në qytetin e Tiranës më 10 maj 2025, do të ketë ndryshime në qarkullimin dhe parkimin e automjeteve, sipas planit të mëposhtëm:

Ndalim parkimi - Datë 10.05.2025, ora 08:00 –11:00 në Segmentet e rrugëve:

- Zogu i Zi” dhe në itinerarin Rruga e Durresit, Rruga “Fortuzi”, Rruga “Dervish Hatixhe”, Rruga e Barrikadave, rruga pas Pallatit të Kulturës (vendi i akomodimit te ekipeve).

Ndalim qarkullimi dhe parkimi - Datë 10.05.2025, ora 10:00 –18:00 në segmentet e rrugëve:

- Sheshin “Skenderbej”;

- Rrugën “Urani Pano”;

- Rrugën “Dedë Gjo Luli”;

- Rrugën “Ibrahim Rugova”;

- Rrugën “Deshmorët e 4 Shkurtit”;

- Bulevardin “Gjergj Fishta”;

- Rrugën “Muhamet Gjollesha”;

- Bulevardin “Bajram Curri”;

- Rrugën “Ibrahim Rugova”;

- Rrugën “Lek Dugagjini”;

- Rrugën “Dervish Hima”;

- Rrugën e Elbasanit- Rrethrrotullimi i Saukut;

- Rrugën “Abdyl Frashëri”;

- Bulevardin “Zogu I” deri te rruga “Fortuzi”;

- Rruga pas Pallatit të Kulturës, me qëllim stacionimin e mjeteve në dispozicion të eventit.

Blloqet e banimi me akses të kufizuar në datën 10.05.2025:

- Pjesa e banimit në rrugët lidhëse me rrugën “Papa Gjon Pali” nuk kanë akses për të dalë gjatë orarit 10:00–18:00 (Ruget janë “Dervish Hima”, “Asim Zeneli”, “Themistokli Gërmeni”, “Ismail Qemali”, “Mustafa Matohiti”, “Jul Variboba” dhe “Fatmir Haxhiu”);

- Blloku në rrugën “Ukraina e Lirë” nuk kanë akses për të dalë gjatë orarit 10:00-18:00

Orientimi i devijimit të trafikut për datën 10.05.2025:

- Zona e Pazarit të Ri, “Hoxha Tahsim”, nuk kanë akses për t’u lidhur me Bulevardin “Zhan D’Ark”, por kanë akses vetëm me rrugën e Dibrës

- Farmacia 10 dhe dalje në autostradën lindore, si dhe kalim në rrugën e Barrikadave.

- Pjesa e rrugës së Kavajës dhe rruga “Myslym Shyri” lidhet me zonën e Tiranës së Re, vetëm nëpërmjet rrugës “Dritan Hoxha”, për në Unazë të Re dhe anasjelltas.

- Zona e qytetit Studenti, Higjiena, shkolla e Baletit, Ish-tregu elektrik, “Ali Demi” kanë akses për të dalë në rrugën “Pasho Hysa” dhe në rrugën “Pjetër Budi” që kanë akses në rrugën “Agush Gjegjevica”, e cila kanë dalje për në unazën lindore. Gjithashtu, kanë për të dalë në rrethin e Shkozës dhe zonen e Kodrës së Priftit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga