
Pas lajmit që flamuri gjigand nuk do të shpaloset brenda në stadium, tifozat shqiptarë, në shenjë protestë, e shkelin me këmbë. Ndoshta diçka e pamenduar mirë nga organizatorët e flamurit, ku shohim shumë tifozë shqiptarë që ndodhen mbi flamur. Duhet theksuar fakti, që flamuri zë një hapësirë të madhe, e mund të jetë kjo arsyeja pse organizatorët e kanë lejuar sepse lajmi që UEFA nuk e lejon u morë vesh pak orë më para. Flamuri kishte përmasat rreth 11 mijë metra katrorë, flamuri më i madh i shpalosur ndonjëherë për kombëtaren.
Poll