Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

UEFA kushtëzon lojtarët, ndryshojnë rregullat për gjysëmfinalet e europianit

Shkruar nga NEWSPORT
UEFA kushtëzon lojtarët, ndryshojnë rregullat për

UEFA ka vendosur disa rregulla të reja përsa i përket festimeve të futbollistëve në fushën e lojës pas ndeshjeve. Tashmë prania e fëmijëve të futbollistëve në fushën e lojës do të jetë e ndaluar. Kjo masë merret për të ruajtur sigurinë e të miturve, pasi mendohet se fusha nuk është një vend i sigurt për ta.

Do të jenë lojtarët e 4 skuadrave gjysmëfinaliste ata që do t'i nënshtrohen këtij vendimi. Kjo vjen për arsye se në rast të futjes së tifozëve në fushën e lojës, siguria e fëmijëve mund të vendoset në rrezik.

“Ky është një Kampionat Evropian dhe nuk është një vend i sigurt për fëmijët nëse tifozët vendosin të hyjnë në fushë”, ka njoftuar UEFA.

Kujtojmë se futbollistët shqiptarë kanë festuar pas çdo ndeshje me fëmijët e tyre. Por jo vetëm futbollistët shqiptarë, të gjithë në përgjithësi pas fitimit të ndeshjeve kërkojnë ti ndajnë me të shtrenjtët e tyre këto emocione.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga