Presidenti i FIFA, Gianni Infantino sëbashku me presidentin e FSHF, Armand Duka dhe kryeministrin Edi Rama kanë inaguruar hapjen e investimit më të fundit të FSHF, Shtëpia e Futbollit. Presidenti Armand Duka ka mbajtur një fjalim në këtë event jubilarë për futbollin shqiptar.
“I nderuar president i FIFA, Gianni Infantino. Në emrin tim dhe të gjithë futbollit shqiptarë dhe ju jemi mirënjohës dhe ju garantojmë se do të jemi anëtarë konstruktiv të shtëpisë sonë të përbashkët të futbollit botërorë FIFA.
Dëshiroj dhe shpresoj se politikat tuaja si president i FIFA të jenë në harmoni të plotë me ato të UEFA, anëtarë i së cilës jemi dhe ne. UEFA është shtëpia jonë europiane në të cilën edhe ju keni kontribuar goxha. Sot UEFA, ahtu si ne, ka nevojë për ju për të realizuar projekte akoma më ambicioze në botën e futbollit.”