Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

UEFA "formatohet" sot, ARMAND DUKA mes 11 KANDIDATËVE të KOMITETIT EKZEKUTIV (EMRAT)

Shkruar nga NEWSPORT
UEFA "formatohet" sot, ARMAND DUKA mes 11 KANDIDATËVE të

Pas mandatit të tij të 5-të në krye të FSHF-së, kreu më i lartë i futbollit në vend, Armand Duka ka një tjetër test të vështirë në karrierën e tij drejtuese.

Numri 1 i FSHF-së bën pjesë në11 kandidaturat për një mandat në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s, i cili do të zgjedh stafin e ri ditën e sotme në Romë.

Mes 55 Federatave pjesëmarrëse, Duka duhet të marrë besimin e të paktën 30 prej tyre. Mision mbase i pamundur, por garancia e Dukës janë zgjedhjet e katër viteve më parë, ku asokohe u rendit i 9-i, me 9 vota më pak se karrigia e fundit në këtë Komitet Ekzekutiv.

Ndërkohë, fillimish përcaktohet zgjedhja e presidentit të ri të UEFA-s, që sipas të gjitha gjasave do të jetë Aleksandër Ceferin. Slloveni është i vetmi në këtë garë dhe rikonfirmimi i tij në këtë post do të ishte një formalitet.

Kandidatët për shtatë vende anëtare në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s (sipas rendit alfabetik):

1. Begić Elvedin, Bosnjë dhe Hercegovinë

2. Boranbayev Kairat, Kazakistan

3. Csányi Sándor *, Hungari

4. Duka Armand, Shqipëri

5. Gomes Fernando *, Portugali

6. Mihaylov Borislav *, Bullgari

7. Møller Christensen Jesper, Danimarkë

8. Pavelko Andrii, Ukrainë

9. Rubiales Luis, Spanjë

10. Šuker Davor *, Kroaci

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga