Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

UEFA do të përjashtojë Anglinë nga EURO 2016

Shkruar nga NEWSPORT

Incidentet e ndodhura për dy ditë radhazi në Marsejë dhe në stadiumin "Velodrome" kanë bërë që UEFA të mblidhet shumë shpejtë dhe të njoftojë palët, Anglinë dhe Rusinë, që ngjarje të tilla huliganizmi të mos shfaqen më nga tifozët e tyre gjatë zhvillimit të Europianit "Francë 2016". Në një komunikatë për shtyp, UEFA citon: “UEFA shpreh neverinë e saj të plotë për përleshjet e dhunshme që ndodhën në qendër të qytetit të Marsejës, dhe shqetësimin e saj serioz për incidentet në fund të ndeshjes brenda 'Stade Velodrome'. Kjo lloj sjelljeje është krejtësisht e papranueshme dhe nuk ka vend në futboll”, tha UEFA.

[caption id="attachment_2058" align="alignleft" width="300"]eng8 Tifozi anglez i përgjakur në rrugët e Marsejës[/caption]

Më tej Këshilli Ekzekutiv i UEFA-s ka njoftuar se Anglia mund të përballet me përjashtimin e mundshëm nga këto finale Europiani, teksa ka paralajmëruar të dy shtetet, tifozët e të cilëve u përfshinë në këto incidente se nëse dhuna rishfaqet, do të ketë sanksione.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga