Bojkoti mbetet çështja më e nxehtë në Shqipëri. Klubet nuk zbresin në fushë, nëse nuk plotëoshen katër kërkesat. Trajneri i mirënjohur, Ard Mema është i ftuar në Sport News te News 24. Ai i quan heronj Presidentët e klubeve, për vetë faktin se ata po sakrifikojnë shumë.
”Ne e dijmë si janë gjërat në Shqipëri. Këto President i quaj heronj, pasi i kanë mbajtur familjet. UEFA dhe FIFA mund të ketë skenarin e vet. Presidentët e kanë llogaritur të mbaroj sezoni. Futbolli duhet të qëndrojë o këtë radhë, o kurrë.
Presidentët nuk po kalojnë asgjë më shumë se sa ka rajoni. Kosova 10 vjet shtet është. Nuk jemi ne në gjendje të bëjmë gjërat ashtu siç duhet?! Nuk është një faturë që nuk plotësohet dot nga shteti. Këto janë në të mirë të sportit shqiptar. Politika i ka rënë në qafë sportit” – tha Mema