Ngjarjet e një jave më parë në Serbi, sidomos fotot dhe videot kanë bërë xhiron e botës, normalisht që askush nuk i ka përkrahur, por edhe ka ardhur dhe masa ndëshkimore. Disiplinori i UEFA-s në mbledhjen e radhës ka shqyrtuar ndeshjen Crvena Zvezda - Valleta, ku ka pasur banderola "UEFA = Mafia", apo të tjera ku thoshin "UEFA Support terrorism", ndërsa lidhja ishte për shkak të pranimit të Kosovës në FIFA dhe UEFA.
Për këtë arsye vendimi i marrë është ekstrem, ku Cervena Zvezda duhet të paguajë 100 mijë euro gjobë, plus që klubi serb është paralajmëruar për përjashtim nëse situata përsëritet.
"Raporti i vëzhguesit nga Çekia, Peter Fousek, është në tavolinën e Komisionit Disiplinor të UEFA-s, kurse dënimi do të jetë i madh. Crvena Zvezda do të paguajë një gjobë prej 100 mijë eurosh dhe do të marrë paralajmërimin e fundit për përjashtim nga garat evropiane. Arsyeja është koreografia e tifozëve dhe, sipas UEFA-s, kategorikisht ndalohet përzierja e politikës në futboll", thuhet në shkrimin e Radio Televizionit Publik Serb.