Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

U21/ Bylis i mbylll llogaritë për 45 minuta me Tiranën, Kukësi siguron qëndrimin në Superiore (REZULTATET)

Shkruar nga NEWSPORT
U21/ Bylis i mbylll llogaritë për 45 minuta me Tiranën,

Janë luajtur sot 3 ndeshjet e para të javës së 26-të në Kategorinë Superiore të 21-vjeçarve. Bylisi i mbyll llogaritë me Tiranën që në pjesën e parë duke shënuar plot 5 gola. Kryeqytetasit e nisin mjaftë mirë ndeshjen ku në minutën e 4-të gjejnë golin e parë.

Atëhere kur sfida mendohej se po fliste për bardhebut ishin ballshiotët ata që në harkun e 19-të  minutave lojë arritën të shënonin plot 5 herë. Duke e zhytur kështu akoma edhe më shumë në krizë Tiranën që tashmë rrezikon qëndrimin në elitë pasi ndodhet në vendin e 9-të në kuotën e 18 pikëve.

Nga ana tjetër Kukësi arrinë të sigurojë mbijetesën pas fitores me Dinamon. Verilindorët tashmë gjenden në vendin e 6-të në renditje dhe luajnë të qetë javën e fundit. Djemt e nëndetëses aktualisht ndodhen në vendin e 7-të me 1 pikë më shumë se Tirana. Duke qëndruar kështu në ujërat e turbullta.

Partizani bën detyrat e shtëpisë ndaj Tetutës. Të kuqtë arritën një fitore të pastër për llogaritë e vendit të dytë ku janë në garë me Bylisin.

Rezultatet e plota:

13:00 KF Bylis 6-3 KF Tirana

13:00 FC Dinamo 1-3 FK Kukësi

14:00 KF Partizani 3-0 KF Teuta

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga