Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

U17/ Kombëtarja e moshave drejt Portugalisë, Eugen Sula dhe Ilir Gjuzi optimist për kualifikimin

Shkruar nga NEWSPORT
U17/ Kombëtarja e moshave drejt Portugalisë, Eugen Sula dhe Ilir Gjuzi

Kombëtarja e moshave U17 do të luajë në Portugali turneun zyrtar të UEFA-s. Në këtë kompeticion që do të zhvillohet prej datës 13 deri në 19 nëntor, kuqezinjtë e drejtuar nga Elvin Beqiri do të përballen me Portugalinë, Ukrainën dhe Gjeorgjinë. Në prag të ndeshjeve, kanë dalë sot në konferencë për shtyp dy lojtarë nga moshat U17. Eugen Sula dhe Ilir Gjuzi kanë folur për këto takime, gjendjen e ekipit dhe pritshmëritë që kanë nga turneu kualifikues në shtetin luzitan. Në fillim Sula tregoi emocionet e tij, duke iu përgjigjur pyetjeve të mëposhtme.

Si po përgatitet kjo ndeshje nga ana e ekipit tuaj ?

Përgatitjet  po shkojnë mirë, jemi ekip i mirë dhe shpresojmë t'ia dalim. Jemi një grup i mirë që mbështesim njeri-tjetrin në skuadër për të arritur rezultatet e pritura.

Si  është atmosfera ne grup?

Jemi një grup i mirë dhe shumë shok me të gjithë, ruajmë njëri-tjetrin që të mos dëmtohemi/

Sa të rëndësishme janë këto ndeshje ndërkombëtrare ?

Janë të rëndësihme sepsa na ndihmojnë nga ana individuale. Rrisin edhe ekipin për t'ia dalë në Portugali.

Ilir Gjuzi u shpreh: Skuadra është plotësisht gati, jemi duke u stërvitur fort dhe pse jo mos kualifikohemi. Nëse ne tyregojmë në fushë se mund t'ia dalim, atëherë nuk kemi frikë nga asnjë. Duhet të jemi grup dhe të ndihmojmë njëri-tjetrin. Grumbullimet janë të rëndësishme sepse marrim shumë eksperiencë duke u rritur më shumë, njihemi me shumë edhe me ekipin.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga