
Janë luajtur sot 5 ndeshjet e javës së 26-të, në Abbisnet Superiore për moshat.
Partizani arrin një fitore të rëndësishme ndaj Vllaznisë me rezultatin 4-1 duke qëndruar në krye të tabelës kur ka mbetur edhe një javë nga fundi i kampionatit. Një fitore të spektakolare ka arritur edhe rivali direkt i të kuqve, Apolonia. Këta të fundit arritën të fitonin me rezultatin 5-0 duke mbajtur gjallë shpresën për titull.
Fitorja e 14-vjeçarëve ka gëzuar ekipin e parë të Partizanit të cilët nëpërmjet një postimi në Facebook ata shprehen se janë një hap larg titullit kampion.
Kujtojmë që të kuqtë e vegjël ndodhen në kuotën e 41 pikëve, 1 më shumë se Apolonia.
Ndër të tjera bie në sy humbja e Tiranës ndaj Sh.F.Pepa me rezultatin 0-1.
Rezultatet e plota:
Akademia e Futbollit 1-4 Flamurtari FC
KF Partizani 4-1 KF Vllaznia
KF Tirana 0-1 Sh.F.Pepa
FK Apolonia 5-0 KF Skënderbeu
FC Internacional Tirana 1-2 KF Teuta
Postimi i KF Partizanit: