
Saliou Guindo ishte një nga surprizat e kësaj merkato dimri në Kategorinë Superiore. Sulmuesi i njohur iu bashkua Laçit për të dhënë kontributin e tij për ekipin kurbinas. Trajneri Gentian Mezani e ka përfshirë menjëherë në formacionin titullar.
26-vjeçari e njeh mirë kampionatin shqiptar dhe është huazuar nga ekipi i Dibba Al-Fujairah Club deri në fund të këtij sezoni futbollistik. Megjithatë te Laçi duken se i kanë marrë mirë masat. Burime të besueshme pranë lojtarit bëjnë me dije për Newsport.al që në kontratën e firmosur është edhe opsioni i rinovimit edhe për 1 vit tjetër.
Nëse Guindo do të bëjë mirë, gjasat janë që drejtuesit ta mbajnë edhe për edicionin e ardhshëm futbollistik sikurse është e parashikuar në kontratë. /Newsport.al/