
Tirana ka nevojë më shumë se kurrë për një sulmues të përpiktë përpara portës. Këtë merkato bardheblutë sollën një numër të madh lojtarësh për të ndërtuar një ekip pretendent për titull kampion, por që tani është zhytur në ujërat e thella të mbijetesës. Por përforcimi i fundit në merkato Nnamdi Oduamadi ka hapur punë të tjera brenda 24-herë kampionëve të Shqipërisë. Konkurenca e madhe brenda repartit sulmues është shtuar shumë kohët e fundit. Me Yunnus Sentamunë dhe rikthimin e shpejtë të Michael Ngoo drejtuesit kanë vendosur të sakrifikojnë ganezin Gideon Offei. 19-vjeçari mendohet se do të huazohet te skuadra ballshiote e Bylisit, që militon në Kategorinë e Parë. Lojtari ka treguar se di të luajë mirë, por i mungon siguria përballë portës kundërshtare. Merkatoja verore për Kategorinë e Parë nuk ka përfunduar dhe kryeqytetasit do të shfrytëzojnë në orët e fundit të merkatos të sistemojnë lojtarin e ardhur këtë verë.
Poll