
Toni Kroos është rikthyer sërish te Gjermania. Mesfushori i Real Madrid në vitin 2021 njoftoi lamtumirën nga kombëtarja, teksa më pas bëri prapa-ktheu, duke ndryshuar mendje.
Tashmë pas 3 vitesh ai është rikthyer të veshë sërish fanelën e kombëtares gjermane, teksa është grumbulluar për ndeshjet miqësore që do të luajnë ndaj Francës dhe Holandës. 34-vjeçari është shumë i lumtur për rikthimin e tij, ndërsa thekson se mezi pret Euro 2024.
“Mezi pres të marr pjesë në këtë garë. Nuk mendoj se kam diçka për të dëshmuar, kjo është ajo që ka rëndësi për mua. Kur trajneri Nagelsmann më pyeti nëse do të doja të merrja pjesë në këtë turne, mendova menjëherë se sa mund ta ndihmoja kombëtares.
Ia bëra vetes këtë pyetje dhe iu përgjigja se mund ta ndihmoja. Kështu mendon edhe trajneri dhe prandaj ishte një vendim i marrë së bashku”, ka përfunduar mesfushori gjerman.