Atalanta u mposht fundjavën e kaluar nga Fiorentina me rezultatin 3-2. Por debati mes trajnerit të Atalantas, Gian Piero Gasperini dhe presidentit të Fiorentinës, Roço Comisso duket se nuk ka fund.
Gjithçka nisi pas një video në rrjetet sociale, kur presdienti i Fiorentinës pyetet nga një tifoz rreth Gasperinit. Në momentin që Commisso është pyetur rreth trajneri të bergamaskëve, ai është përgjigjur: “Le të p*rdhet”.
Kjo që gjë sigurisht nuk i ka pëlqyer aspak Gasperinit, i cili ka vendosur të flasë për presidentin e klubit vjollcë.
“Commisso është i vrazhdë. Sa herë ai hap gojën është sikur të hapësh një pusetë. Unë gjithmonë kam mbrojtur Atalantën dhe kurrë nuk kam ofenduar askënd”, është shprehur trajneri italian.