Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

U mposhtën nga Vllaznia, Edi Martini: Kjo ndeshje s'duhej humbur, te loja jonë ndikuan dëmtimet

Shkruar nga NEWSPORT
U mposhtën nga Vllaznia, Edi Martini: Kjo ndeshje s'duhej humbur, te

Teuta u mposht ditën e sotme nga Vllaznia në ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të të “Abissnet Superiore”. Ndeshja që u zhvilluar në stadiumin “Loro Boriçi” përfundoi ma humbjen 2-1 të miqve. Pas kësaj sfide është pikërisht trajneri i durrsakëve, Edi Martini që foli për mikrofonat e MCN TV.

“Për sot norma që më vjen keq për mënyrën si luajti ekipi. Bëmë një lojë të mirë dhe kishim raste për të shënuar gola. Pësuam gol ne goditje standarde. Arritëm të barazonim, por goli i humbjes është për të ardhur keq sepse ishte për gabime individuale. Kjo ishte një ndeshje që s’duhej humbur”, u shpreh fillimisht Martini.

“Është e vërtetë që 1 pikë në fund do na duhet shumë. Por më pëlqen grinta dhe dëshira e lojtarëve për të fituar ndeshjen. Por ka një anë medalje për besimin që lojtarët kishin për të përmbysur. Ajo pikë do na ndihmonte për të ngritur moralin. Por ndikuan edhe dëmtimet sepse ishin katër, por komplimentoj lojtarët pasi bënë një ndeshje mjaft të mirë”, tha më tej trajneri i Teutës.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga