
Butrinti ka arritur të bëj një afrim mjaft të rëndësishëm në këtë merkato. Sarandiotët kanë zyrtarizuar Klejdi Nikolla.
Sulmuesi do të riveshë fanellën e Butritit, ekip me të cilin ka nisur edhe karrierën. 23-vjecari në të kaluarën ka qenë pjesë e Vorës, ndërsa ka mbajtur veshur edhe fanellën Partizanit U-21, Ilirisë dhe së fundmi Delvinës.
“ZYRTARE | KLEJDI NIKOLLA RIKTHEHET NË SHTËPINË E TIJ!
Një tjetër djalë i Sarandës rikthehet atje ku ka nisur gjithçka. Klejdi Nikolla, produkt i ekipeve zinxhir të Butrintit, është zyrtarisht pjesë e ekipit tonë për sezonin e ri!
Me zemrën gjithmonë verdheblu, Klejdi do të mbrojë këtë vit ngjyrat e skuadrës së tij të zemrës. Mirë se u ktheve kampion – Saranda dhe Butrinti të presin me krahë hapur!”, shkruan klubi sarandiot.
View this post on Instagram