Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

U mposhtën në shtëpi, Ten Hag: Jam shumë i zhgënjyer, marr përgjegjësitë e mia

Shkruar nga NEWSPORT
U mposhtën në shtëpi, Ten Hag: Jam shumë i zhgënjyer,

Manchester United këtë sezon është më shumë luhatje. “Djajtë” u mposhtnë në shtëpi nga Bournemounth me shifrat 3-0. Një humbje që vjen pas një ndeshje që lë shumë për të dëshiruar dhe shumë ndryshe nga sfida me Chelsean një javë më parë.

Pas kësaj disfate ka folur Erik Ten Hag. Trajneri holandez është shprehur shumë i zhgënjyer dhe se merr përgjegjësitë e tij për këtë humbje. Ndër të tjera thekson se pavarësisht kudnërshtarit me të cilin luajnë duhet që skuadra të japë maksimumin dhe të jetë e përqendruar.

”Lojtarët duhet të jenë gati që në fillim për ndeshjen, kështu që unë marr përgjegjësi për disfatën. Jam shumë i zhgënjyer me mënyrën se si e filluam takimin. Shpresoja për dicka ndryshe.

Isha i bindur para fillimit të ndeshjes që mund të bazoheshim mbi fitoren ndaj Chelseat dhe të krijonim vazhdimësi. Nuk jemi në gjendje të krijojmë ecuri prej disa fitoresh radhazi. Kemi mjaftueshëm cilësi, por kjo duhet shfaqur në çdo takim. Si grup, duhetë përmirësohemi dhe të bëhemi më të fortë.

Në Premier League nëse nuk luan me rendimentin më të lartë sigurisht që penalizohesh. E kuptoj zhgënjimin e tifozëve. Jemi të zhgënjyer dhe vetë po ashtu”, u shpreh Ten Hag.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga