Jocelyn Behiratche u largua zyrtarisht nga Tirana ditën e sotme teksa u prezantua te Dinamo. Mbrojtësi lë bardheblutë për rivalët e qytetit ku do të mbrojë ngjyrat blu tani. Qnedërmbrojtësi shtatlartë erdhi pa shumë bujë kur ishte vetëm 19-vjeç dhe gjatë këtyre 3 viteve pati një rritje të madhe duke u kthyer në titullar në sezonin e fundit.
23-vjeçari nga Bregu i Fildishtë zhvilloi 87 ndeshje me kryeqytetasit duke regjistruar edhe 3 gola e 2 asiste. Gjatë aventurës së tij me Tiranën, ngriti lart edhe dy trofe, titullin kampion dhe Superkupën. Klubi i Tiranës i ka dhënë lamtumirën atij me një postim në rrjete sociale duke i uruar suksese në karrierë.
-NJOFTIMI I TIRANËS-
Poll