
Situata në të cilën gjendet skuadra e Vllaznisë ka marrë vëmendje të madhe duke kaluar dhe kufinjtë shqiptarë. Pikërisht për shkodranët ka folur një ndër ata që kanë kontribuar sadopak për ngjyrat kuqeblu.
Bëhet fjalë për Akile Ndreca, i cilësuar si talent ndërsa tashmë aktivizohet në Seria D në Itali. Ai ndjen keqardhje dhe tregon se si në një ndeshje finale, skuadra e Vllaznisë u detyrua të zbriste në fushë vetëm një gjysmëvakti në bark.
“Legjenda e radhës në Shqipëri për futbollin. Lojtarët duhet të luajnë dhe pa lekë por dhe pa ushqim. Është si me than “Me shku në luftë pa armë”. Gazi i botës. Më vjen keq për ato djem nanash që as ushqimi s’ju jepet. Por nuk është hera e parë.
Kemi luajtur edhe ne me një fileto pule në bark një ditë para finales kundër Beses së Kavajës (u19). Doni sukses, doni të ardhme, me këtë lloj menaxhimi as deri në banjo nuk shkoni. Se harrova… Mos ofroni më kontrata 260 mijë lekshe”, shkruante sulmuesi shkodran.