Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

U largua nga Turqia, Sindrit Guri opsion për Superioren

Shkruar nga NEWSPORT
U largua nga Turqia, Sindrit Guri opsion për Superioren

Sindrit Guri rikthehet sërish në skenë. Ish sulmuesi i Vllaznisë u transferua në merkaton e verës së shkuar te Instanbulspor në Turqi. Shkodrani firmosi një kontratë që e lidhte me turqit për 3 sezonet e ardhshme. Megjithatë dje ai ka zgjedhur t’i japë fund bashkëpunimit duke dalë në këtë mënyrë futbollistë i lirë.

29-vjeçari është shndërruar në opsion për klubet e Superiores, veçanërisht për Partizanin që e ka tentuar në disa sesione merkatoje. Por, rroga e lartë e lojtarit dhe dëshira për të luajtur jashtë vendit kanë sprapsur gjithmonë tratativat.

Tashmë pritet të shihet se kush do të jetë e ardhmja e tij, teksa nuk përjashtohet mundësia që të vijojë të luajë sërish jashtë vendit. Në sezonin e fundit ai u aktivizua në 12 ndeshje, duke mos arritur të shënonte asnjë gol.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga