
Locatelli & Dumfries, Bremer
Interi me shumë gjasa rrezikon të humbasë Denzel Dumfries në merkaton e verës. Klauzola e lirimit e mbrojtësit anësor prej 25 milionë eurosh ka tunduar shumë klube europiane për t’u hedhur në sulm.
Një prej tyre është edhe Manchester City, me Guardiolën që kërkon të plotësojë repartin e mbrojtjes. Tashmë Interi po përgatitet për largimin e mundshëm të Dumfries dhe ka vëzhguar shumë profile të ngjashme.
Siç raportojnë mediat italiane, drejtuesit e zikaltërve kanë ndjekur nga afër Dodon e Fiorentinës. Mbrojtësi brazilian ka kontratë me klubin toskan deri në fund të qershorit të vitit 2027.
Poll