Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

U largua nga Tirana, Dorian Kërçiku flet si "Dem": Te Partizani ndihem mirë, bardheblutë më uruan

Shkruar nga NEWSPORT
U largua nga Tirana, Dorian Kërçiku flet si "Dem": Te

Transferimi i Dorian Kërçikut te Partizani solli jo pak polemika mes klubeve, me lojtarin që iku "rrëmbimthi" nga grumbullimi me Bylis, për t'iu bashkuar Partizanit. Ish lojtari i Tiranës, shkëputi marrëdhëniet me bardheblutë, duke iu bashkuar për vetëm dy ditë ballshiotëve, e më pas për t'u zyrtarizuar te Partizani.

Në një intervistë për "TCH", mbrojtësi që është formuar në Akademinë e Tiranës është shprehur i kënaqur për mikrpritjen, duke treguar se edhe disa prej lojtarëve bardheblu e kanë uruar për transferimin. "Ndihem shumë mirë sepse realisht më kanë pritur mjaft mirë. Kaloj kohë me të gjithë këtu por pak më tepër me Trashin dhe Telushin. Disa prej futbollistëve të Tiranës më kanë uruar me mesazhe për zgjedhjen që bëra duke u bërë pjesë e Partizanit".

"Dua të jap maksimumin dhe të ndihmoj skuadrën të fitojë jo vetëm titullin por edhe Kupën e Shqipërisë. Kam folur me trajnerin Sormani mbi gjithçka, mbi të gjitha mbi gjëndjen time fizike dhe më ka këshilluar të vijoj të stërvitem shumë për të arritur formën e duhur", është shprehur lojtari i Partizanit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga