
Xhovani La Kamera nuk ka qenë me pjesën tjetër të ekipit të Partizanit ditën e djeshme në stërvitjen e zhvilluar në prag të ndeshjes me Teutën. Dëmtimi e ka lënë jashtë për pak kohë lojtarin, por si duket paraqitja e tij nuk e ka bindur trajnerin Sulejman Starova, duke zyrtarizuar divorcin mes dy palëve.
Edhe pse ishte titullar në kohën që Partizani drejtohej nga italiani, Mark Iuliano, me ardhjen e Starovës gjërat duket se kanë ndryshuar. Mediat italiane kanë shkruar sot se, pas largimit nga Partizani për të kanë ardhur disa oferta nga disa ekipe italiane.
Ende nuk ka emra konkrete ekipesh ku mesfushori do të vazhdojë karrierën e tij futbollistike, por pritet që ditët në vijim të ketë të reja dhe me shumë mundësi në merakton e janarit mund të zbulohet dhe skuadra e re e ishit të Partizanit.
[gallery columns="1" size="full" ids="178475"]