Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

U kualifikuan në gjysmëfinalen e FA Cup, Guardiola nuk kursen elozhet: Urime ekipit, askush nuk e ka bërë më parë

Shkruar nga NEWSPORT
U kualifikuan në gjysmëfinalen e FA Cup, Guardiola nuk kursen elozhet:

Manchester City arriti të fitonte ndaj Newcastle 2-0 në çerekfinalen e kthimti të FA Cup, duke siguruar kështu edhe kualifikimin në gjysmëfinalen e këtij kompeticioni. Një fitore e rëndësishme kjo për “Qytetarët” që vazhdojnë garën për një tjetër trofe.

Pas këtij triumfi, Pep Guardiola nuk nguroi të falenderonte dhe të përgëzonte ‘djemtë’ e tij për lojën. Gjithashtu nënvizoi se skuadra e tij po luan çdo 3 ditë dhe po arrin të bëjë ndeshje fantastike.

Ishte një ndeshje e bukur, ne luajmë për ta fituar këtë kompeticion. Por, duhet t’i marrim ndeshjet me radhë. Të vraposh dhe luash ashtu siç bënë lojtarët e mi në këtë ndeshje është e jashtëzakonshme. Më duhet t’i uroj, më pëlqeu shumë ndeshja.

Ishim shumë të sigurt me topin në këmbë, Kovacic, Rodri dhe Bernardo Silva ishin perfekt. Rikthime nga dëmtimet? Luajmë gjithmonë çdo tre ditë dhe kemi nevojë për të gjithë. Kam nevojë që De Bruyne, Grealish dhe Haaland të jenë në më të mirën e tyre”, ka përfunduar timonieri spanjoll.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga