Në orët e para të mëngjesit është realizur aksioni Policor nga SPAK në bashkëpunim me italianët.Mes të arrestuarve ka qenë edhe Asmer Bilali që dikur ka qenë i njohur në ringun e boksit shqiptar.
Bilali ka qenë pjesë e kompeticionit “Vllaznia 2012”, memoriali ndërkombëtar i boksit. Asokohe Asmer Bilali u ndesh ndaj bullgarit Borisov dhe dhuroi shumë emocione tek shikuesit e shumtë që kishin mbushur plot e përplot pallatin e sportit.
Tifozët e ccmendur pas Bilalit kanë qëndruar gjatë gjithë kohës në këmbë sepse në të tre raundet ka dominuar shkodrani me grushtet e tij duke bërë që fitorja të mos vihej asnjëherë në dyshim.
Këtë e tregonte edhe diferenca e madhe e pikëve në fund të takimit e dalë nga kompjuteri i gjyqtarisë.