
Katër ditë ka zgjatur arratia e peshëngritësit të Ugandës, Julius Sekitoleko.
Ai kishte humbur gjurmët prej ditësh gjatë stervitjes para lojrave olimpike në Japoni. Komiteti Olimpik i Ugandës njoftoi të premten largimin e tij pa adresë nga fusha e stervitjes në Osaka.
Ndërsa këtë të martë, Sekretari i Përgjithshëm i Komiteti Olimpik i Ugandës, konfirmoi në një deklaratë të shkurtër lokalizimin e lojtarit pa dhënë detaje për ngjarjen.
Autoritetet e Ugandës thanë gjithashtu se janë duke punuar me Ambasadën e tyre në Tokio për të bërë të mundur kthimin e sigurt të peshëngritësit në vend. Raportet nga agjencia japoneze e lajmeve thanë se Sekitoleko u zbulua rreth 40 km në jug të qytetit japonez të Nagoya, ku ishte parë duke blerë një biletë treni.