
Pritjes i erdhi fundit. Këshilli Bashkiak i Shkodrës ka vendosur për të nxjerrë në ankand aksionet e Vllaznisë, teksa bëhet fjalë për një çmim 600 milionë lekë.
Kjo shifër është parë e arsyeshme të fiksohet, duke parë edhe vlerat e që mbart stema. Me të gjitha votat pro, Klubi shkodran po shkon drejt privatizimit. Kjo është diçka që ka kohë që synohet, por ''tymi i bardhë'' erdhi vetëm sot. Mbledhja zgjati shumë, me diskutimet dhe debatet që ishin prezente.
E gjithë skuadra ka pësuar një ndryshim thelbësor para pak muajsh, ku përveç lojtarëve, kishte prurje të reja edhe në administratë. Një epokë e re po vjen, tashmë me shumë ndryshime.
Poll