
Sulmuesi Sokol Cikalleshi mësohet se i ka dërguar një mesazh portierit të Turqisë, Babaçanit, para ndeshjes Turqi-Çeki, nga rezultati i së cilës varej edhe kualifikimi i Shqipërisë. E ka zbuluar këtë detaj Andi Lila për “Super Sport”. Cikalleshi e ka shok skuadre portierin Volkan Babacan te Istanbul Basaksehir. “Cikalleshi i çoi edhe një sms portierit të Turqisë, Babaçanit, sepse e ka në skuadër. I kërkoi të mos pësonte gola. Pasi shënoi golin e parë Turqia, ishim mos andej, mos këndej. Kur u bë goli i dytë, u nervozova. E kuptova që nuk kishim më fat”, - ka thënë Andi Lila.
Poll