
Pas kualifikimit në raundin e 3-të të Champions League, Partizani në volejboll për femra ka zhgënjyer në ndeshjen e parë në transfertë ndaj Vashash Obuda Budapest.
Vendaset kanë fituar pastë 3-0 duke dominuar të gjitha setet. Tashmë kampionet e vendit duhet të përmbysin rezultatin në ndeshjen e kthimit për të siguruar kalimin e këtij turi.
VASHASH OBUDA BUDAPEST - PARTIZANI 3-0
(25-19, 25-20, 25-16)
VASHASH OBUDA BUDAPEST: Kjelstrup, Kostelanska, Torok, Juhar (L), Kaliçanin, Takagui Ana Tiemi, Abdulazimova/Gyimes, Vilam Trajner: J.Gluzak
PARTIZANI: Këllëç, Mans, Kushi, Hudeçova, Basha, Picaku, E.Gjermeni (L)/Beshiri, Nezaj Trajner: N.Sançak
GJYQTARË: V.Kovar (Republika e Çekisë), T.Pop (Rumani)
Poll