Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Tronditet sporti shqiptar, ndahet nga jeta themeluesi i klubit të Erzenit

Shkruar nga NEWSPORT
Tronditet sporti shqiptar, ndahet nga jeta themeluesi i klubit të Erzenit

Lajm i zi për sportin shqiptar, teksa mësohet se është ndarë nga jeta në moshën 87-vjeçare Ali Gurabardhi. Themeluesi i klubit të Erzenit në volejboll për meshkuj ka mbyllur sytë përgjithmonë duke lënë pas trishtimin dhe historinë për kontributin e dhënë për sportin shqiptar.

Gurabardhi do të mbahet mend gjithmonë në Shijak për mirësinë që e karakterizonte dhe fanatizmin që kishte për volejbollin. Për shumë vite trajner i volejbollit të skuadrës shijakase, pioner i volejbollit shqiptar.

Në prill të këtij viti, presidenti Ilir Meta i dha dekoratën: “Për merita të veçanta civile”, në shenjë vlerësimi dhe mirënjohjeje për veprimtarinë e tij të dalluar si drejtues i klubit sportiv ‘Erzeni’, si dhe për arritjen e rezultateve të larta në sportin e volejbollit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga