Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Tronditet Elbasani, tritol lokalit të ish-futbollistit

Shkruar nga NEWSPORT
Tronditet Elbasani, tritol lokalit të ish-futbollistit

Një lokali në qendër të Elbasanit i është vendosur tritol gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm.Një sasi lënde plasëse është vendosur në "Bar Truth" rreth orës 03:00 të mëngjesit, por fatmirësisht nuk ka patur të lënduar.

Lokali është në pronësi të Mateos Toçi, ish-futbollist i Elbasanit. 27 vjeçari ka luajtur për shumë sezone me Elbasanin përfshi edhe 26 ndeshje me këtë ekip në Superligë gjatë sezonit 2014-2015. Toçi duket se e ka mbyllur me futbollin profesionist, pasi rezulton se 2018 ka qenë viti I funit I aktivizuar me Dinamon.

Dyshimet e para të policisë janë se lënda plasëse mund të jetë vendosur për shkak të konkurrencës, ndërsa policia po heton për zbardhjen e ngjarjes dhe për identifikimin e autorëve.

Njoftimi i Policisë:

Në orët e para të mëngjesit në lagjen "Luigj Gurakuqi", Elbasan në pjesën e jashtme të lokalit me administrator shtetasin M.T., në pjesën e jashtme të lokalit ka shpërthyer një sasi e vogel dyshohet lëndë plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga